Përpiqeshin të nxirrnin naftë nga cisterna, mbi 100 të vdekur-FOTO+VIDEO

0

Mbi 100 persona kanë mbetur të vdekur në Sudanin Jugor, ku një turmë njerëzish po përpiqeshin të merrnin naftë nga një kamion-cisternë që kishte dalë nga rruga . Autoritetet vendase thanë se mjeti ishte nisur dje për në jug të kryeqytetit Juba, kur devijoi nga rruga dhe shpërtheu.

Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe herë të tjera në këtë zonë, në rrugët e të cilës kalojnë qindra kamionë-cisterna që transportojnë naftë.

Rrugët e këqija janë karakteristike për Sudanin Jugor, një nga shtetet më të varfra të Afrikës, e përfshirë në një konflikt të brendshëm që prej vitit 2013. Rebelët dhe qeveria kanë firmosur një marrëveshje armëpushimi në gusht, por ajo është shkelur disa herë.

Megjithatë, autoritetet thonë se ngjarja nuk lidhet me konfliktin, por është një aksident.

Video:

 

https://www.youtube.com/watch?v=sA8ofcXsW7s

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here