Përmes Mamografit Mobil të siguruar nga GDD janë ekzaminuar 1300 gra, 5 nga ato me kancer

0

Grupi i Grave Deputete ka mbajtur sot një takim, në të cilin u shqyrtua Raporti gjashtëmujor i funksionimit të mamografit mobil, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kryetarja e GGD-së Blerta Deliu – Kodra theksoi faktin se ndjehet e lumtur që sot prezantohet puna e Mamografit mobil, një projekti të suksesshëm të Grave Deputete, në bashkëpunim me donatorët, i cili ka ka filluar në mars të vitit 2012 dhe lansimi i mamografit është bërë më 31 tetor 2014.

Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Mirsad Kamerolli, tha se MSH-ja është shumë e vëmendshme që aparatura të jetë sa më shumë në shërbim të qytetarëve dhe të përfshijë sa më shumë lokalitete.
Ndërkaq, dr. Ardian Biçaku paraqiti raportin e detajuar për periudhën janar -qershor 2015. Me këtë rast ai tha se kjo aparaturë ka qenë në regjionin Gjilan- Kamenicë, në Viti, Zhup, Partesh, etj, dhe se deri më tani kanë bërë ekzaminimin e rreth 1300 grave. Nga to, pesë janë diagnostifikuar me kancer të gjirit. Sipas tij do të insistohet që kjo të përfshihet në çdo lokalitet.

Edhe deputetet Time Kadriaj, Shukrie Bytyqi, Teuta Sahatqija, Xhevahire Izmaku dhe Salihe Mustafa, theksuan faktin se GGD-ja është e përkushtuar që të ndihmojë edhe më tutje në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Ndërkaq, ekipi i mjekëve të mamografit mobil : Serbeze Kabashi, Lirie Gashi e Shkëndie Nuza, paraqiten sfidat e tyre për mbarëvajtjen e mamografit mobil.
Në takim u rekomandua që të hartohet programi nacional për mamografi, që të ketë linjë të veçantë buxhetore për mamografi, si dhe të bëhet digjitalizimi i mamografive dhe rritja e numrit të tyre.

gdd1

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here