Përmbyset varka, mbytet peshkatari

0

Ditën e sotme, në sallën Operative Kavajë, ka mbërritur një telefonatë nga salla Operative Lushnjë, se në vendin Grykëderdhjen e Shkumbinit, në pjesën e lumit kanë hyrë për të peshkuar katër shtetasit me inicialet A. S., 60 vjeç, J. S., 33 vjeç, B. L., 60 vjeç dhe L. Zh., 45 vjeç.

Në një moment këta shtetas kanë pasur problemeve në varkë, dhe si pasojë e rrjedhës së fortë të lumit është përmbysur.

Si pasojë shtetasi me iniciale L. Zh., 45 vjeç, nuk ka mundur të dalë në breg. Ndërkohë, policia e Kavajës, policia Kufitare e Durrësit janë angazhuar dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e këtij shtetasi./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here