Përleshje në qendër të Vushtrrisë

0

Edhe katër persona të tjerë janë përleshur në Vushtrri, kësaj radhe në qendër të qytetit, në Bulevardin “Adem Jashari”.
Ata janë përleshur mes veti, me ç’rast njëri nga të dyshuarit (i mitur) ka pësuar lëndime në kokë si dhe mbi syrin e majtë.
Të lënduarit i është ofruar tretmani mjekësorë.
Pas intervistimit personi i dyshuar është liruar në procedure te rregullt, ndërsa tre të dyshuar të tjerë janë larguar.

Policia po heton rastin.
* * * *
Katër meshkuj shqiptar, familjar ndërmjet vete kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete dhe janë përleshur.
Policia e Kosovës nuk jep detaje përse ka ndodhur kjo, por ata janë intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Zëri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here