Përleshje mes shqiptarëve dhe sirianëve në një kamp azilantësh

0

Në një kamp azilantësh në qytetin Schneeberg  (në Sachsen), ka pasur një përleshje mes refugjatëve.

Gjatë shpërndarjes së ushqimit, rreth 30 azilkërkues nga Shqipëria dhe Seria janë përleshur mes veti, raporton shortnews.de.

Për të qetësuar situatën u deshtën të ndërhynë mbi 30 policë gjermanë.  Ndërkohë si pasojë e kësaj ngjarje forcat policore arrestuan tre meshkuj shqiptarë, transmeton “albinfo.ch”.

Kjo nuk është hera e parë që mediat gjermane raportojnë për përleshje të shqiptarëve me komunitete tjera në kampe refugjatësh në Gjermani.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here