Përleshje mes Babadimrave për territor, tmerrohen fëmijët

0

Dy Babadimra të Vitit të Ri, i lanë fëmijët me lot në sy teksa grindeshin në rrugët e Odessas.  Dëshmitarët thonë se beteja filloi kur një vajzë e vogël bëri një fotografi me Babadimrin me të madh në moshë, nën një pemë  Krishtlindjesh. Santa më i ri – i njohur në Ukrainë si Gjyshi Frost – atëherë iu afrua, duke urdhëruar konkurrentin e tij që “të ikte menjëherë’.

Santa e vjetër, një entuziast i arteve marciale në pesëdhjetat e tij, vendosi të qëndrojë dhe të luftojë.
Vajza, nëna dhe qytetarët  e tjerë shikonin të tmerruar, ndërsa Santasit përlesheshin me njëri-tjetrin.

Një burim lokal tha:- ” Të pozosh si Santa këtu, bëhen shumë para sepse fëmijët që kalojnë pranë pemës, duan të bëjnë fotografi. Kjo duket si një grindje mafioze, që grinden për territorin. Si rezultat ata kanë shkatërruar magjinë stinore për fëmijët që e panë këtë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here