Përleshje e armatosur në Kumanovë, 5 policë të plagosur, gjendje e acaruar (video)

0

Sot në mëngjes raportohet të ketë patur një përleshje të armatosur mes forcave maqedone dhe një grupi të armatosur në Kumanovë. Pesë policë janë plagosur dhe nuk dihet sa është numri i viktimave nga përleshjet e mëngjesit, ka raportuar Agjensia e Lajmeve Zhurnal.

Jozyrtarisht mësohet se policët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjenden në Spitalin e Kumanovës.
Të gjitha hyrje-daljet në këtë qytet janë të bllokuara nga policia, ndërsa fluturojnë edhe helikopter të ushtrisë mbi Kumanovë.
Banorët thuhet te jenë të tronditur nga krismat që kanë filluar që nga orët e hershme të mëngjesit. Nga MPB ende nuk japin informacione zyrtare se cka po ndodh në Kumanovë, është theksuar në lajmin e Zhurnal, të postuar në ora 08:14.
Ndërkaq raportohet se mijëra banorë të fshatin Hotël janë në shtetërrethim të plotë nga forcat speciale maqedonase. Të gjitha hyrjet dhe daljet në këtë fshat janë të bllokuara.
Informacionet jozyrtare flasin se aksioni policor po zgjerohet në komunën e Likovës duke filluar nga fshati Hotël.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here