Përjashtohet boksieri shqiptar, pozitiv në kontrollin antidoping

0

Një boksier shqiptar pjesë e ekipit në Lojërat Europiane “Baku 2015” është përjashtuar, pasi ka dalë pozitiv në kontrollin antidoping.

19-vjeçari Rexhildo Zeneli nuk e ka kaluar me sukses testin e urinës të kryer më 13 qershor.

Një tjetër goditje e rëndë për sportin shqiptar që kohët e fundit ka pasur raste të shpeshta të përdorimit të substancave të ndaluara veçanërisht në sportin e peshëngritjes.

Shqipëria në Lojërat Europiane nuk ka arritur asnjë sukses në garat e zhvilluara deri tani.

Tv Klan

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here