Përgjaket pse fol shqip në Novi Sad

0

Një 18-vjeçar ra pre e dhunës me baza etnike në Novi Sad të Vojvodinës, në Serbi. Gazeta serbe “Blic” raporton se, i riu shqiptar u rrah nga disa të rinj serbë, të cilët e dëgjuan teksa fliste shqip në telefon.

Djali ishte duke folur në telefon me të ëmën e tij. Pas telefonatës, të riut shqiptar i janë afruar disa moshatarë serbë, të cilët fillimisht i kanë kërkuar një cigare.

Më pas ata kanë nisur ta sulmojnë, duke e shtrirë për tokë dhe duke e qëlluar me gurë.

“Dëgjova disa njerëz që po më afroheshin dhe më pyetën nëse kam cigare. U thashë se nuk e pi duhanin dhe ata nisën të më shqelmonin, derisa dikush u afrua të më ndihmonte. Unë nuk e di se cilët ishin, por mendoj se shkaku ishte se kisha folur shqip. Isha duke biseduar me nënën time në telefon”, ka thënë 18-vjeçari me inicialet D.K.

“Asnjëherë deri tani nuk kam përjetuar diqka të tillë dhe nuk kam pas probleme në qytetin në të cilin jam rritur”, ka theksuar ky i ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here