Përgatitja e peshkut

0

Përbërësit:

2 peshq të më dhenj të tipit qefull,levrek
1/2 limoni I grirë në fije të holla
2 fije të gjata majdanoz
1 domate e grirë ne kubikë të vegjël
2 thelpinj hudhë
Kripë dhe piper të i
Vaj ulliri dhe ½ gotë vere të bardhë

Medota e përgatitjes:

Në një tavë shtrojmë një letër alumini duke llogaritur madhësi aq sa na mjafton për të mbështjellë peshkun në formë karameleje.Shtrojme peshkun e parë,i kripim barkun dhe i hedhim pakez piper të zi. Mbi siperfaqen e peshkut me një thike me majë bejmë disa prerje pak larg njera tjetrës ku do të futim copezat e prera të hudhrave.

Hapim përsëri barkun, futim brenda gjethen e majdanozit të shtrirë tej e tej, copëzat e domateve (1/2 per secilin) e shtrijmë peshkun mire në qëndër të letrës, ngremë bordet dhe e sperkasim me kujdes me vaj ulliri dhe pak verë të bardhë. Vendosim sipër 2 fetat e prera hollë të limonit dhe nëse duam pak majdanoz të grirë hollë.

Mbyllim letrën e aluminit në formë karameleje. Po keshtu veprojmë dhe me peshkun tjetër. Kur të jenë gati të dy, i vemë të mbështjellë në tavë që të piqen. Koha e pjekjes është 20′ në një furrë me temp. 200° të ngrohur më përpara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here