Përfundon protesta e hapur në Shkup, fillon kampimi

0

Protesta e hapur për dorëheqjen e qeverisë së Nikolla Gruevskit ka përfunduar, ndërkaq tani vazhdon në formën e saj tjetër. Dalngadal ka filluar të pastrohet nga mbeturinat bulevardi Ilinden dhe parku, ndërsa me makina dhe kamionë janë sjellë mijëra shtretër, thasë për gjumë dhe tenda për fazën e dytë të protestës së përhershme. Tani ka filluar vendosja e kampit në vet bulevardin para Qeverisë dhe në vendet me barë ku aktivistët do të kampojnë deri në dorëheqjen e qeverisë./Gazeta Koha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here