Përfundoi në qeli me burrin i cili përdhunoi motrën e tij – e vrau atë dhe mori edhe 25 vjet burg

0

I burgosuri Shane Goldsby, 26 vjeç, u dënua me 25 vjet burg shtesë për vrasjen e një të burgosuri me të cilin ndante një qeli.
I burgosuri u dënua për përdhunimin e motrës së tij. Goldsby u dënua këtë javë për vrasjen e Robert Munger, 70 vjeç, e cila ndodhi në një burg në washington në qershor të vitit të kaluar. Sipas New York Post, Goldsby u trondit ndërsa Munger u përpoq të rrëfente detajet e përdhunimit të motrës së tij. “Shumë gjëra po ndodhnin në kokën time atëherë. Unë nuk isha i qëndrueshëm, ai më provokonte gjatë gjithë kohës me fotografi dhe regjistrime të asaj që bëri,” tha Goldsby në gjykatë, dhe kjo më vonë doli të ishte e vërtetë. Më herët, i riu, i cili u dënua për vjedhjen e një makine policie dhe vozitjen e saj nëpër qytet, kërkoi që të transferohej në një qeli tjetër për të shmangur një konflikt, por administrata e burgut tha se ata nuk e dinin që kishte një lidhje mes te burgosurve. Sipas provave të paraqitura në gjykatë, Goldsby sulmoi Munger në dhomat e përbashkëta, e goditi atë në fytyrë 14 herë dhe i shkeli në kokë katër herë të tjera.

“I kërkoj falje gruas dhe familjes së tij,” tha Goldsby. “Shpresoj se do të jeni në gjendje të kapërceni dhimbjen që kam shkaktuar,” shkroi Goldsby në një letër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here