Përfundon takimi i gjatë, Kosova s’pranon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar pas takimit 17 orësh në Bruksel se është arritur një përparim lidhur me Bashkësinë/Asociacionin e Komunave Serbe dhe telekomunikimet, por delegacioni kosovar nuk ka mundur t’i pranojë kërkesat e palës serbe.

“Ata kanë kërkuar kompetenca ekzekutive për Bashkësinë/Asociacionin, gjë që është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën tonë”, transmeton Klan Kosova.

Mustafa ka thënë se ka përparim për telekomunikimet dhe se është arritur marrëveshja për prefiksin telefonik ndërkombëtar për Kosovën, por marrëveshja nuk është nënshkruar pasi bashkësia ndërkombëtare dëshiron që të katër çështjet e diskutuara të nënshkruhen në pako.

Sipas tij, data e raundit të ardhshëm të bisedimeve do të varet nga ftesa e Federika Mogerinit, përfaqësueses së lartë për politikën e jashtme të BE-së.

Rreth orës 3 të mëngjesit, Zyra e Federica Mogherinit ka njoftuar zyrtarisht se palët nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare politike.

Por, ka pajtim për Asociacioni dhe Telekomin.

“Pas më shumë se 16 orëve të punës ne kemi arritur të finalizojmë tekstin e dy marrëveshjeve – në parim – për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe për zbatimin e marrëveshjeve në fushën e telekomit. Marrëveshja finale politike nuk është arritur. Do të reflektojmë për hapat e ardhshëm”, ka thënë Mogherini, transmeton KTV.

Më shumë se 17 orë diskutimi ndërmjet Kosovës e Serbisë kanë përfunduar pa asnjë rezultat rreth orës 2 të mëngjesit të së martës.

Palët nuk janë pajtuar për asnjërën prej temave për të cilat kishin nisur takimin të hënën në orën 9 të mëngjesit, raporton KTV.

Dështimin e ka njoftuar kryeministri serb, Aleksandar Vuciq.

Takimi i gjatë është ndërprerë për disa orë për shkak të pjesëmarrjes së Mogherinit në samitin BE-Kinë.

Vuciq pas takimit ka thënë se Beogradi ka dhënë gjithçka nga vetja, dhe ka përmendur faktin se më së afërti është arritja e marrëveshjes për telekomin.

Përveç kësaj teme, në tryezë negociatash ishte edhe Asociacioni i Komunave Serbe, Parku i Paqes mbi Ibër si dhe energjia.

Kryeministri Mustafa kishte shtyrë kohën e shkuarjes në Berlin për shkak të vazhdimit të dialogut me shpresën se do të kishte marrëveshje.

Isa Mustafa: Nuk ka kompetenca ekzekutive për Bashkësinë/Asociacionin, Kosova do ta ketë prefiksin ndërkombëtar telefonik

Nuk ka marrëveshje në Bruksel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here