Përfaqësuesit e shqiptarëve të Malit të Zi takohen me kryeministrin Gjukanoviç

0

Kryeministri Gjukanoviq edhe një herë ka premtuar, por nuk ka dhënë afatet konkrete deri kur kërkesat e shqiptarëve do të plotësohet.

Kryetari i Forcës Nazif Cungu, ai i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka dhe deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj janë takuar në Podgoricë me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Sipas gazetës “Dan”, temat kryesore të takimit ishin përfaqësimi më i madh i shqiptarëve në organet e administratës lokale, themelimi i komunës së Tuzit, decentralizimi dhe rregullimi i pozitës ekonomike-sociale të qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi,.

Kjo gazetë shkruan se Gjukanoviq edhe një herë ka premtuar, por nuk ka dhënë afatet konkrete deri kur kërkesat e shqiptarëve do të plotësohet. Një funksionar nga subjektet politike shqiptare, për TV Boin ka vërtetuar zhvillimin e takimit me Gjukanoviqin në të cilin u bisedua rreth statusit të Komunës së Tuzit, të mirave detare dhe Valdanosin, por ishte vetëm një takim joformal nga i cili nuk doli asgjë konkrete përpos premtimeve të dhëna. Nëse ka diçka që nuk u mungon shqiptarëve, atëherë ato janë premtimet të cilat kurrë nuk realizohen!/gazetablic.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here