Përfaqësuesi i Parlamentit Europian: Xhihadi dhe Shqipëria e Madhe qëndrojnë prapa incidentit në Kumanovë

0

Përfaqësuesi i Parlamentit Europian për Maqedoninë, Ivo Vajgl, ka qëndruar në Shkup javën e kaluar, ku ka takuat përfaqësuesit më të lartë politik të vendit.

Ai në një intervistë për gazetën kroate Vecernji list ka thënë se ka fakte të mjaftueshme se disa prej njerëzve të përfshirë në Rastin e Kumanovës janë gjithashtu pjesë aktive e rrjeteve profesionale terroriste në Siri dhe Irak.

“Ata e kanë pasur të qartë idenë rreth Kumanovës. Ky ka qenë zgjerimi I Xhihadit radikal islam në truallin europian. Sigurisht se ka pasur edhe motive tjera; siç është Shqipëria e Madhe”, ka thënë Vajgl.

Përfaqësuesi i Parlamentit Europian nuk ka lënë pa përmendur këtu edhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën si “provokator të situatës” me deklaratat e tij se do ta “bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”.

Megjithatë, Ivo Vajgl thotë se duhet të kryhet një hetim i pavarur rreth incidentit në Kumanovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here