Përfaqësuesi i ISIS-it:”Nuk do të goditen shqiptarët por fqinjët që kanë tronditur shqiptarët ndër vite”

0

Shumë shpejt vendet e rajonit do të tronditen nga sulme të koordinuara, por pa përfshirë Shqipërinë.

“A1Report” ka mundur të komunikojë me një përfaqësues shqiptar të ISIS i cili paralajmëron sulme të koordinuara për vendet fqinje që rrethojnë Shqipërinë e kryesisht për Maqedoninë dhe liderët e saj.

I vetëidentifikuar si Ebubeker, mbështetës i Hilafetit në Shqipëri, ai nuk pranon të tregojë vendndodhjen e tij, por thotë se ka si qëllim që të qetësojë popullin shqiptar pasi ata nuk do të preken nga sulmet e ISIS.

Sipas përfaqësuesit Ebubeker vëllezërit myslimanë që i janë bashkuar luftës së ISIS-it do të marrin hak për dëmet që i janë shkaktuar popullit shqiptar nga fqinjët.

“Videomesazhi i dërguar mbrëmjen e djeshme është keqkuptuar pasi ISIS nuk synon të sulmojë shqiptarët por të gjithë popujt fqinjë që kanë tronditur shqiptarët ndër vite” – shprehet ai gjatë komunikimit me A1Report.

Përmes këtij komunikimi Ebubeker paralajmëron se shpejti sulmi në vendet e rajonit do të jetë i koordinuar, paralel dhe spektakolar.

Ai i referohet drejtuesve të qeverisë maqedonase dhe asaj serbe duke i konsideruar ata si felëshues dhe hipokrit.

Ndërkohë gjatë komunikimit me A1Report ai hedh akuza të rënda edhe për Isa Mustafën, Hashim Thaçin, Ali Ahmetin duke i konsideruar ata tradhtarë pasi sipas tij ISIS ka informacione për marrëveshjen që këta të fundit kanë bërë për Serbinë e Madhe.

Përmes këtij komunikimi, Ebubeker paralajmëron Gruevskin që të bëhet gati e të presë ata që ai vetë i ka quajtur terroristë e barbarë pasi këta të fundit do të vijnë me shpatë për të prerë koka.

“Dhe i vetmi kontakt ndërmjet nesh (ISIS) dhe maqedonasve do të jetë asgjë tjetër përveç shpatës, dhe ISIS nuk do të bëjë dallime.” – njofton Ebubeker

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here