Përfaqësues të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar vizituan të arrestuarit e Kumanovës

0

Me kërkesë të ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë, Adnan Jashari, përfaqësues të lartë nga Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar kanë filluar sot një vizitë tre ditore në burgun hetues të Shkupit, për të parë nga afër gjendjen e 30 të arrestuarve shqiptarë për ngjarjet e fundit në Kumanovë.

Përfaqësues të kësaj organizate në përbërje me ekspertë nga sfera të ndryshme, midis të cilëve edhe ekspert mjekësor, do vizitojnë të paraburgosurit dhe më pas do të përgatisin raport zyrtarë në formë të shkruar për gjendjen e të paraburgosurve në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here