Perëndimi e la në “lloq”Ukrainën

0

Petr Kolář,Juraj Mesik

Më 1938, kur kryeministri i Britanisë Neville Chamberlain u kthye nga Mynihu për të shpallur “paqen në kohën tonë,” Winston Churchill denoncoi në mënyrë të famshme vendimin që Britania dhe Franca sapo kishin marrë. “Juve ju dha të zgjidhnit mes luftës dhe turpit,” tha ai. “Ju zgjodhët turpin dhe ju do të keni edhe luftën.”

Trishtueshëm, kryeministri i Britanisë David Cameron, presidenti i Francës François Hollande, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, dhe presidenti i SHBA-së Barack Obama, ndërsa po përballen me një zgjedhje të ngjashme në Ukrainë, kanë zgjedhur gjithashtu turpin. Por kësaj here është Ukraina ajo që po merr luftën ndërkohë që Europa qëndron mënjanë edhe pse sigurua e saj po kërcënohet ndërsa vlerat e saj po tallen.

Më shumë se njëqind intelektualë të njohur çekë dhe sllovakë kanë shkruar një letër të hapur për udhëheqësit kryesorë të Europës, duke i qortuar ata për t’i hequr nga rruga e plotësimit të tekave të Putinit. Si nënshtetas të shtetit të dikurshëm të Çekosllovakisë, vendit që mori dënim me vdekje në konferencën e Mynihut, ne ndjejmë një përgjegjësi të veçantë për të folur.

Ka kaluar një vit që kur nënshtetasit e Ukrainës rrëzuan një regjim të korruptuar, ku shumë prej të cilëve u vranë të mbuluar nga flamuri i tyre kombëtar si dhe flamuri i Bashkimit Europian, për t’i hapur rrugën dinjitetit dhe lirisë për vendin e tyre. Ka kaluar gjithashtu një vit që kur ushtrua e Rusisë pushtoi Krimenë, duke dhunuar parimin e paprekshmërisë së kufijve, parim në të cilin bazohet paqja në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sot, gjurmët e përgjakshme të agjentëve dhe ushtarëve të Rusisë janë të dukshme në Ukrainë po aq sa edhe gjurën e poloniumit u gjendën në rrugët e Londrës pas vrasjes së disidentit rus

Alexander Litvinenko në vitin 2006. Urdhëri për atë vrasje, siç sugjerohet nga hetimi i Londrës, mund të gjurmohet në Kremlin.

Më 1938, ndërsa demokracitë panë me heshtje, Britania e Madhe dhe Franca tradhëtuan aleatin e tyre Çekosllovakinë. Nën justifikimin e mbrojtjes së minoritetit gjerman në Sudeterland, ata lejuan Hitlerin të fillonte shpërbërjen e të gjithë vendit. Brenda gjashtë muajve nga Marrëveshja e Mynihut, më 15 mars 1939, Vermahti i Hitlerit marshoi mbi rrugët e Pragës. Bohemia dhe Moravia u bënë protektorat i Rajhut dhe Sllovakisë iu dha një pavarësi për emër nën një regjim kukull. Kapaciteti mbresëlënës industrial i Çekosllovakisë dhe burimet njerëzore u vunë tërësisht në shërbim të makinës së luftës së Hitlerit. Në kohën kur Hitleri sulmoi Francën, një e katërta e të gjitha armëve gjermane vinin nga tokat e pushtuara çeke.Ndoshta deri në 50 mijë ukrainas dhe rusë mund të kenë vdekur deri tani në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, dhe gati 2 milionë njerëz janë përzënë nga shtëpitë e tyre. Megjithatë ushëheqësit e Perëndimit demokratik i referohen agresionit të Rusisë në territorin e një vendi tjetër me një lloj gjuhe të përmbajtur Oruellane. Ata e quajnë atë “konflikti” apo “situata” në vend që t’i vënë emrin që ka: një pushtim dhe një luftë. Si nënshtetas të një rajoni që ka vuajtur njëkohësisht si pushtimin Nazist ashtu edhe pushtimin Sovjetik, ne dimë tepër mirë se sa të mëdha janë rreziqet e eufemizmave.

Sot, historia duket se po përsërit veten me hakmarrje. Më 1994, Ukraina dorëzoi arsenalin e saj të armëve bërthamore. Duke nënshkruar Memorandumin e Budapestit, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar u bënë garantues të integritetit territorial të një Ukraine të çarmatosur dhe pavarësisë së saj. Ata e kanë tradhëtuar këtë premtim me vetëm një pasojë qejfmbetjeje politike për veten.

Mbështetja e paktë për Ukrainën e goditur nga demokracitë e Perëndimit është një kujtesë e hidhur e dështimit të tyre për t’i bërë ballë Hitlerit (jo vetëm në Çekosllovaki, por gjithashtu edhe në Luftën Civile të Spanjës). Dhe refuzimi frikacak për të respektuar Memorandumin e Budapestit po i hedh hije dyshimi besueshmërisë së të gjitha marrëveshjeve dhe garancive të tjera ndërkombëtare, përfshirë garancitë për mbrojtje reciproke që përbëjnë zemrën e anëtarësimit në NATO. Në fund të fundit, nëse një premtim themelor mund të thyhet për arsye të dobisë politike, pse të mos thyhet edhe tjetra?

Për më tepër, nëse askush në Perëndim nuk është i gatshëm të ndihmojë Ukrainën dhe 45 milionë banorët e saj të mbrojë veten, cilat janë shanset që demokracitë e botës do të rrezikojnë të përballen me Rusinë për të mbrojtur Estoninë me 1 milionë banorët e saj, apo dy milionët e Letonisë, apo tre milionët e Lituanisë?

Deri në 50 mijë ukrainas dhe rusë mund të kenë vdekur deri tani në luftën e Rusisë kundër Ukrainës ndërsa dy milionë të tjerë janë përzënë nga shtëpitë. Megjithatë udhëheqësit e Perëndimit demokratik parapëlqejnë agresionin e Rusisë kundër territorit të një shteti tjetër në një lloj gjuhe të përmbajtur Oruellane.

Petr Kolář dhe Juraj Mesík

Natyrisht, është gjithmonë e pëlqyer të përpiqesh të negociosh në vend që t’i drejtohesh luftës. Por gadishmëria vetëm për të negociuar perceptohet nga Rusia e Vladimir Putinit si një shenjë dobësie dhe pikërisht kështu është. Negociatat mund të dalin me sukses vetëm nëse kryhen krahas sanksioneve më të ashpra dhe më të gjera të mundshme mbi ekonominë e Rusisë si dhe me dhënien e ndihmës efikase dhe të shumtë për Ukrainën.

Nënshtetasit e Ukrainës, njësoj si nënshtetasit e Polonisë të cilët luftuan vetëm pas tradhëtisë që morën në Mynih, po luftojnë me trimëri kundër një agresori të pamëshirshëm. Ata nuk po luftojnë vetëm për lirinë e tyre, por për lirinë e Europës demokratike. Shpërblimi i kurajës së tyre me tradhëti tallëse është gjithçka që Perëndimi beson për veten.

Duhet të jemi të qartë: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një përpjekje për të ndalur përhapjen e demokracisë në lindje të Europës. Lufta në Europë është këtu. Dhuratat e fashave dhe çarçafëve për popullin e rrënuar të Ukrainës nuk do ta ndalë gjakderdhjen – nuk do të parandalojë turpërimin e Perëndimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here