Përçka nuk e falë Eqrem Kryeziu Isa Mustafën?

0

Anëtari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka akuzuar kreun e partisë së tij, Isa Mustafa.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e tij.
“Vetëm pushtet i mefshtë edhe lakuriq

Kur Lucius Annaeus Seneca hyri në vaskë për të bërë vetëvrasje, gjersa i rridhte gjaku nga venët, i shkruajti letër Neronit.

Edhe i tha: ‘Nxënësi im i dashur, jam gati të t’i fal të gjitha prapësirat edhe ligësitë, por një gjë nuk ta fal kurrë – kohën që ma merrje duke dëgjuar poezitë e tua të mjera.’

Edhe Isa Mustafës do t’ia falnim rrenat e mëdha të përmasave gjithëkombëtare (“kurrë me PDK-në”, “ika, po nuk e bëra LDK-në fituese”, “gjithmonë me Blokun”, “do bëjmë qeveri funksionale e të vogël”, “do luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin”), porse nuk mund t’ia falim referatet sa të gjata aq edhe të mërzitshme”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here