Për zgjedhjet e sotme në Shqipëri aktivizohet edhe ushtria

0

Ushtria e Shqipërisë ka marrë nën ruajtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë gjatë dhe pas procesit zgjedhor të 21 qershorit, transmeton Televizioni Klan.

Mësohet se e gjithë ushtria ka kaluar në gatishmëri dhe nën kujdesin e saj do të jenë edhe të gjitha përfaqësitë diplomatike të akredituara në Tiranë. Gjithashtu mjetet e ushtrisë kanë bërë shpërndarjen e bazës materiale të nevojshme për nisjen e procesit të votimit.

Ushtria, ditën e zgjedhjeve dhe pas saj do të jetë në gatishmëri dhe do të ndërhyjë vetëm nëse do të ketë situata të vështira për t’u menaxhuar nga forcat e rendit. Policia ka angazhuar në këtë proces 6700 efektivë.

5900 prej tyre do të kenë për detyrë ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, të 90 Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve dhe 5299 Qendrave të Votimit.

Vëmendja do të jetë e fokusuar dhe në parandalimin e veprimtarive kriminale dhe garantimin e rendit publik.

Veç qendrave të votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, në mbyllje të procesit t ë votimit policia do të marrë në ruajtje, të dielën edhe Vendnumërimet.

Gjatë kësaj kohe, punonjësit të policisë në mënyrë kategorike nuk i lejohet që në asnjë moment të hyjë brenda qendrës së votimit apo po vendit të numërimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here