Për UEFA-n futbolli më ndershëm luhet në Serbi se sa në Shqipëri

0

Futbolli më fair-play gjatë periudhës 1 Maj 2014-30 Prill 2015 është luajtur në Holandë, Angli dhe Republikën e Irlandës. UEFA ka publikuar renditjen e federatëve ku është luajturfutbolli më i ndershëm gjatë 12 muajve të fundit në Europë dhe në këtë klasifikim special Shqipëria pozicionohet në vendin e 48-të me 7348 pikë, duke lënë pas vetëm 6 federata.  Pas Shqipërisë pozicionohen vetëm Armenia, Gjibraltari, Lihtenshtejni, Luksenburgu, San Marino dhe Andorra. 38 janë ndeshjet e marra në konsideratë për Shqipërinë nga UEFA. Duke u bazuar te kriteret që merr parasysh qeveria europiane e futbollit për këtë lloj vlerësimi si: loja pozitive, respekti për kundërshtarin, sjellja e tifozëve etj, i çuditshëm mund të konsiderohet klasifikimi i Serbisë që pozicionohet që në vendin e 34.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here