Për “Trepçën” diskutohet në Beograd!

0

Në Qeverinë e Serbisë sot është paralajmëruar një konferencë për media në lidhje me gjigandin  “Trepça”.Siç njofton zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, gazetarëve me këtë rast do t’u drejtohet shefi i kësaj zyre Marko Djuric, Ministri i Minierave dhe Energjisë si dhe ministra tjerë të Qeverisë së Serbisë.Sipas mediave serbe, është paralajmëruar se në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe që aktualisht janë pjesë e  Qeverisë së Kosovës: zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanvic, ministri për kthim dhe komunitete, Aleksandar Jablanovic, si dhe ministri i pushtetit lokal, Lubomir Maric.Qeveria e Kosovës me 14 janar ka marrë vendim që ta ndryshojë ligjin për ndërmarrjet publike, që i mundëson gjigantit“Trepça”të kalojë në pronësi të Qeverisë ndërkaq nesër Kuvendi do të diskutojë në lidhje me këtë ligj.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, pas vendimit të qeverisë për ndryshim të ligjit ka thënë se kjo është një goditje për dialogun mes palës shqiptare dhe asaj serbe dhe shpreson që qeveria serbe ta zgjidhë atë problem,njofton “KosovaPress” .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here