Për Thaçin ngritën dolli dy qeveritë shqiptare, me propozimin e Edi Ramës

0
Edhe pse ndodhet në Uashington për vizitë zyrtare, presidenti Thaçi ka qenë temë diskutimi pas mbledhjes së sotme dhe në drekën e përbashkët të dy qeverive shqiptare.
Madje, për shëndetin e tij është ngrehur edhe dolli nga kryeministrat dhe ministrat e dy qeverive.

Ka qenë pikërisht Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i cili i kishte ftuar dy qeveritë që të ngrehin dolli për Thaçin.

“Hajde një dolli dhe jetë të gjatë për presidentin Thaçi”, kishte thënë Edi Rama gjatë drekës në hotelin “Dukagjini”, tregojnë burime qeveritare për lajmi.net.

Dollisë së kryeministrit Rama dhe kryeministrit Haradinaj, më pas i ishin bashkuar edhe ministrat e dy qeverive shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here