Për të menduarit kritik në mësimdhënie

0

NERTILA PËLLUMBI

Të menduarit kritik në mësmidhënien e shek 21 është çelsi i suksesit në shkollat e vendit tonë. Të mësojmë nxënësit përmes zhvillimit të mendimit kritik kërkon krijimin dhe plotësimin e disa kushteve gjatë mësimit, të cilat ndihmojnë dhe nxisin të menduarin kritik te nxënësit, si dhe mbështesin këtë lloj mësimdhënie: Sigurimi i kohës së mjaftueshme për shpalosjen e përvojave të mendimit kritik. Krijimi i mundësive që nxënësit të mendojnë më shumë për çështje të caktuar. Marrja parasysh e ideve dhe opinioneve të ndryshme të dhëna prej nxënësve. Nxitja e nxënësve për të marrë pjesë në proceset e të nxënit. Ofrimi i një mjedisi të lirë bashkëveprimi dhe shmangia e “rrezikut” se mund ti vë dikush në lojë. Vlerësimi i mendimit kritik të shprehur prej nxënësve. Për t‟u përfshirë në mendimin kritik në mënyrë të suksesshëm nxënësit duhet: Të fitojnë vetëbesimin dhe arsyetimin për dobinë e mendimeve te veta. Të përfshihen gjallërisht në procesin e të nxënit. Të dëgjojnë duke respektuar mendimet e shumta të shokëve. Të shmangin në vetëdijen e tyre të plotë lindjen e gjykimeve dhe paragjykimeve për të tjerët. Të menduarit kritik ka katër komponentë kryesorë: 1. Aplikimi – përdorimi i dijeve dhe të kuptuarit për të përfunduar detyrat. 2. Analiza – ndarja e informacionit apo gjërave në komponente. 3. Sinteza – integrimi dhe kombinimi i burimeve të ndryshme të informacionit. 4. Vlerësimi – matja e vlerësimit, meritës, ose çdo informacioni me vlerë.

(Autorja është mësimdhënëse)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here