Për sa para vrasësit e Shemsi Gashit e kishin kryer ekzekutimin?

0

Prokuroria Themelore e Prishtinës pretendon se vrasja e policit Shemsi Gashi ishte planifikuar dy javë më parë. Kallxo.com ka siguruar kopjen e kërkesës për caktimin e  paraburgimit ku precizohet se dy javë më parë të dyshuarit Vesel Gj. dhe Kujtim B. ishin pajtuar që për 5 mijë euro të kryenin vrasjen e policit Shemsi Gashi.

Sipas dokumentit të prokurorisë, pagesën për vrasjen do e kryenin dy kusherinjë të viktimës, të cilët më parë kanë pasur probleme pronësore me të ndjerin.

Në dokumentin prej katër faqesh ndër të tjera precizohet se prokuroria dyshon që dorasi i kësaj ngjarjeje ka qenë Vesel Gj, ndërsa i dyshuari Kujtim B. e ka ndihmuar Veselin duke qëndruar afër tij gjatë gjithë kohës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here