Për ryshfet dhe mbajtje të armëve arrestohet kirurgu nga Ferizaj

0

Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Policinë e Kosovës të mërkurën ka arrestuar kirurgun I.V nga Ferizaj. “Me vendim të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, sot është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, marrje të ryshfetit dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim të Prokurorisë së Shtetit. Në lidhje me këtë rast ka informuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës. Ata kanë bërë të ditur se bastisja është kryer në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj- Departamentit për Krime të Rënda. “Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: dy revole me gaz, një granatë dore, 12 mijë e 100 euro, dokumentacione dhe pajisje elektronike”, thuhet në komunikatën e policisë. Sipas policisë, i dyshuari i moshës 48 vjeç ka kërkuar nga qytetarët-pacientët dhe ka pranuar ryshfet. Ndër tjerash aty tregohet se mjeku- kirurgu , me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here