Rrëzimi i Airbus A320, flet ish piloti Gerard Arnoux:3 fakte të prokurorit nuk përkojnë me realitetin

0

A është ngutur prokurori i qytetit Marceille të Francës në daljen me konkluzione të paverifikuara?Është një pyetje që shtrojnë analistët në Francë.

Vetëm 48 orë pas rrëzimit të Airbus A320 në Alpet e Francës prokurori Brice Robin doli me informacione të detajuara lidhur me arësyet e rrëzimit të aeroplanit të Kompanisë Germanwings.Këto të dhëna që Robin dha në një konferencë të shtypit në direkt,ishin të bazuara vetëm në të dhënat e njërës nga “kutiat e zeza” të aparatit të rrëzuar.”Ishte shumë e ngutëshme”-thotë Gerard Arnoux,një i ftuar në një emision televiziv të “Canal plus”kryetar i Komitetit për Vëzhgim dhe Siguri ajrore të Francës dhe ish pilot.”Prokurori ka mundur të jetë i keqinformuar”.Sipas Gerard Arnoux ka tri elemente që nuk lidhen në historinë e treguar nga prokurori dhe ajo çka ndodhë realisht në një aeroplan:

1.Frymëmarrja e pilotit:”prokurori na thotë se gjatë zbritjes dëgjohej qart frymëmarrja e shtuar e pilotit-ndihmës!Unë mund t’u them me plotë përgjegjësi si një ish pilot me përvojë 18 vjeçare se në asnjë moment nuk mund të dëgjosh frymëmarrjen e pilotit përmes “kutisë së zezë”,përveç në rastin nëse piloti është një i sëmurë astmatik por  edhe kjo është shumë diskutabile.Në rastin kur punoja unë kemi kërkuar pajisje të veçanta edhe për të biseduar në mes vete sepse nga zhurma nuk mund të dëgjoheshim…”-thotë Gerard.

2.Sipas prokurorit piloti aktivizon sistemin për fillimin e lëshimit:”Sipas prokurorit në “kutinë e zezë” dëgjohet aktivizimi i sistemit të lëshimit:”aktivizimi i këtij sistemi nuk bënë asnjë zhurmë.Këtë mund të na tregoj vetëm sistemi i regjistrimit të parametrave të fluturimit e këto parametra gjinden vetëm në kutinë e dytë”.

3.Zhurma e fortë e derës së mbyllur:”Kur komandanti kërkon hapjen e derës me një kod standart në fillim dhe nëse kjo nuk funksionon ai e provon herën e dytë me një kod urgjent që është i veçant për hapje.Nga momenti kur kodi 2 i urgjencës shtypet duhen 30 sekonda që dera të hapet vet,vetëm nëse piloti që është brenda e bllokon me forcë hapjen.Por nuk është thënë asnjëherë se gjatë bërjes së kodit urgjent kishte ndonjë zhurmë brenda për të penguar me forcë hapjen e derës.E zhurma e këtij kodi është një zhurmë e mprehtë”./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here