Për një drejtim pa GËRRHIMA

0

THËLLËZA MUHAMETI

Fushata po i afrohet finishit dhe një javë na ndajnë nga zgjedhjet. “Në politikë, një javë është kohë shumë e gjatë” thotë Harold Uillson por në këtë rast e them me bindje se një javë për të shpallur fitoren e së majtës nuk është asgjë. Edhe një javë për ti larguar këta kolltukofag e parazitar njëherë e mirë është pritja më e ëmbël për shqiptarët. Të zgjedhin midis Dritanit dhe Gencit vlonjatët e kanë shumë të lehtë, zgjedhin Dritanin. Dritanin sepse ai nuk ka barrë nga partia e vet një qytet të bllokuar nga qeveria për 20 e kusur vjet, kurse Genci me partinë e tij po, edhe pse tani duan ti shesin mend elektoratit se janë ata që do i kthejnë dinjitetin me punë. Por si mund ti kthejnë dinjitetin vlonjatëve ata që e patën njëherë rastin për t’ia ndryshuar faqen Vlorës?! Cilin dinjitet do i kthejnë? Nëse duan të na kthejnë dinjitetin e Saliut, faleminderit por nuk e duam. Apo mos ndoshta duan të na kthejnë dinjitetin e mallkimeve të Bashës në drejtim të paditur, duke i marrë rolin Hazbi Kasaj, sepse kurrsesi nuk mund të na plasin sytë e të na ngec buka në fyt kur cdo ditë në këto 18 muaj Edi Rama ka dhënë provën e sigurtë se është FUQIA E DUHUR , dhe se ai mund ta bëj dhe po e bën shtetin që mëritojnë shqiptarët. Si mund të zgjedhësh një model si Genci që Vlorën e njeh si vatër të nacionalizmit, kur Vlora është vatra e PATRIOTIZMIT! Dhe si mund ti kthesh dinjitetin vlonjatëve kur Genci udhëhiqet nga një lider që nuk ka bërë as edhe një ndryshim gjatë mandatit sepse ka zgjedhur të bëj si gojë e ligë duke sharë e mallkuar. Nuk mund të votosh Gencin kur ke mundësi të votosh Dritanin sepse Dritani as nuk shtiret e as nuk dridhet kur flet, dhe aq më pak nuk i ka premtime boshe, në krahasim me Gencin që lodhet, djersitet duke e munduar aq shumë veten me pallavra lart e poshtë sepse lideri i tij nuk i ofron dot më shumë sesa një GËRRHIMË. Modelin gërrhimë apo modelin e standarteve europiane me skuadrën e duhur për drejtim! Ja pra që nuk mund të zgjedhësh punë dhe dinjitet kur ke mundsi të zgjedhësh “DREJTIMIN E DUHUR”. Sepse nuk mund të zgjedhësh kaq pak, kur ke mundësi të zgjedhësh më shumë. “Nuk mund të ketë ndonjë krizë javën që vjen sepse në përputhje me Henri Kisinger edhe kalendari im është mbushur plot”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here