Për çmimin e Guximit “Prix Courage”, nominohet shqiptari që e shpëtoi të dehurin pa e shtypur treni

0

Më 30 tetor ndahet çmimi “Prix Courage”, të cilin nga viti 1997 redaksia e revistës “Beobachter” e ndan nga viti 1997 për qytetaren ose qytetarin më të guximshëm të Zvicrës. Ajo ose ai person (ose edhe organizatë), që përzgjidhet për të fituar këtë çmim e ka merituar atë me ndonjë veprim të guximshëm, vetëmohues, duke shpëtuar tjetrin ose duke i sjellë shoqërisë ndonjë të mirë tjetër.
Në mesin e të nominuarve dhe fituesve të këtij çmimi deri tash ka pasur disa herë edhe shqiptarë nga Zvicra. Për vitin 2012 atë e kishin fituar tre të rinj shqiptarë: Shqiprim Olluri dhe Dines Xhaferi nga fshati Badasingen i Thurgaut dhe Ramon Amrhein nga Pfäfikoni i Cyrihut. Ata ishin shpërblyer për guximin dhe vetëmohimin e treguar duke i shpëtuar jetën një babai 46 vjeçar të dy fëmijëve të cilet po mbyteshin në lumin Rajna në Diesenhofen
Vitin e kaluar ka qenë Fitore Kastrati, një nxënëse 16 vjeçe nga Hombrechtikon-i i Cyrihut, e cila pati marrë së bashku me shoqen e saj zvicerane çmimin për të rinj “Prix Courage”.
Edhe këtë vit në mesin e gjithsej 7 të nominuarve është edhe një shqiptar: ai është Senat ISeni, shqiptar nga Maqedonia, me qëndrim në Dietikin të Cyrihut. Ai në fillim të këtij viti e kishte shpëtuar në sekondën e fundit nga vdekja e sigurt një person të dehur, i cili kishte rënë në binarët hekurudhorë ndërkohë që treni po afrohej. Senati nuk kishte menduar dy herë por me guxim dhe përqendrim të madh e kishte nxjerrë personin në fjalë nga rreziku akut i shkeljes prej trenit.

Të nominuarit tjerë janë: Petra dhe Bruno Zürcher nga Buchs-i (ZH), Alexander Marx nga Vulpera (GR), Mussie Zerai nga Erlinsbach-u (SO), Erna Niedermann nga Flawil-i (SG) dhe Bianca Keller nga Dietischwil-i (SG).
Me çmimin e përmendur është e lidhur edhe shuma prej 15.000 frangash. Fituesin e përcakton publiku përmes votimit me telefon ose me sms-a por edhe juria e udhëhequr nga deputetja e SP/PS-së Pascale Bruderer./albinfo.ch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here