Për 16 muajë prokurorët me vetiniciativë i kanë hetuar vetëm 11 raste antikorrupsion

0

Koordinatorja nacionale kundër korrupsionit, pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, prokurorja Laura Pula, ka njoftuar sot përmes një komunikate lidhur me aktivitetet dhe mbikëqyrjen e zbatimit të Planit të veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit dhe për të arriturat në këtë drejtim.
Nga 4 nëntor 2013, kur ka filluar së zbatuari Plani i veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit, deri më 31 mars 2015, prokuroritë kanë pranuar në punë 647 raste të reja, me 1319 persona.
Prokuroritë gjatë periudhës 4 nëntor 2013 deri më 31 mars 2015 kanë zgjidhur 619 raste me 1428 persona.
Për 327 persona është hudhur kallëzimi penal, për 410 persona është pushuar hetimi, për 50 persona është ngritur aktakuzë për dhënien e urdhrit ndëshkimor, për 92 persona është ngritur Aktakuzë e drejtpërdrejt dhe për 549 persona është ngritur aktakuzë pas zhvillimit të hetimeve.
Por sipas njoftimit në fillim të punës së Planit të veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit, më 4 nëntor 2013, prokuroritë kanë pasur në punë 532 raste, me 1752 persona, kështu që numri i përgjithshëm i rasteve nëpër prokurori ka qenë 1179 raste, me 3071 persona.
Prokurorët për zgjidhjen e rasteve nëpër prokuroritë përkatëse gjatë periudhës 4 nëntor 2013 – 31 mars 2015, kanë ndërmarrë: 90 urdhëresa për ndalim, 596 kërkesa për informata shtesë, 123 urdhëresa për masa të fshehta, 844 aktvendime për fillimin e hetimeve, 81 kërkesa për caktimin e paraburgimit, 117 aktvendime për zgjerimin e hetimeve dhe 40 pezullime të procedurës.
Parashtruesi më i madh i kallëzimeve penale për periudhën 4 nëntor 2013 deri më 31 mars 2015 është Policia e Kosovës e cila ka parashtruar 273 kallëzime penale, ndaj 580 personave, me pas vjen Agjencia Antikorrupsion e cila ka parashtruar 171 kallëzime penale, ndaj 232 personave. Gjatë kësaj periudhe, prokurorët me vetiniciativë kanë filluar hetimet vetëm për 11 raste, me 17 persona.
Gjatë periudhës së lartë cekur, prokuroritë kanë bërë 44 ankesa ndaj vendimeve të gjykatave, lidhur me vendimet për dënime, apo për arsye tjera.
Prokurori i Shtetit në pajtim me Planin e veprimit për ngritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit, të miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës në fund të vitit 2013, sipas komunikatës të gjitha rastet e korrupsionit i trajton me prioritet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here