Peqin: Fermerët të pakënaqur me shitjet e gjelave të detit

0

Tashmë që na ndajnë vetëm pak ditë nga festat e fundvitit, çdo rrugë e qytetit të Peqinit është e mbushur me gjelat e detit.

Që me nisjen e dhjetorit, në çdo anë të rrugës të zë syri mbretin e tryezës së fundvitit. Por tregtarët ankohen për rënien e shitjeve dhe mungesën e një tregu apo të promovimit të këtij gjeli, që, sipas tyre, është më i miri në vend.

Sipas tyre, në Peqin gjelat rriten vetëm me ushqim të natyrës, pa asnjë produkt hormonal.

Zona e Peqinit është një ndër më të njohurat në vend për rritjen e gjelit të detit. Banorët e fshatrave rreth Peqinit e kanë këtë mënyrën e vetme që u siguron pak të ardhura për të jetuar. Çdo familje rrit më shumë se 100 gjela deti çdo vit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here