Pepshi: Kush thotë se vajzat e bukura “nuk janë për politikë”?

0

Kandidimit të Kështjella Pepshit në Parlamentin Nacional të Zvicrës, si pjesë e listës së CVP-së, i është bërë jehonë e madhe në mediet zvicerane të ditëve të fundit. Përveç faktit se ajo është një “seconda” (prejardhje të huaj), kandidimin e Kështjellës e bën interesant edhe karriera e saj e deritashme si modele dhe miss i Kosovës.

Ndër mediet që janë marrë gjerësisht me këtë kandidim është edhe gazeta “Bund” e Bernës.

Kështjella Pepshi është një e re që jeton ne Heimberg të Zvicrës, kantoni i Bernës. Ajo është me prejardhje nga Kosova dhe garon në Listën e CVP-së për Parlamentin zviceran, shkruan gazeta në fjalë

Kështjella thotë se “ndoshta nuk kam ndonjë njohuri të thellë politike, mirëpo e përgatitur jam, sepse jam rritur në një familje që është marrë me politikë”.

Për Kështjellën dhe kandidimin e saj nga partia CVP, gazeta ka marrë edhe mendimin e presidentes së CVP-së së kantonit të Bernës, Alexandra Perina, e cila thotë se, si Pepshi ashtu edhe të rejat tjera, do të ishte mirë që të kandidojnë edhe më shumë për Parlament, pse jo?

Sipas një gazete tjetër (NZZ) e cila ka shkruar një ditë më parë, Kështjella thotë që është naivitet të mendohet se femrat e bukura nuk janë inteligjente. Përkundrazi, bukuria gërshetohet edhe me mençuri.

Pyetjes përse ka zgjedhur CVP-në, Pepshi i përgjigjet me atë se i pëlqen programi i kësaj partie sepse është program familjar qe për të është mjaft domethënëse.

Kështjella është spontane dhe e hapur , ka një vetëbesim te plotë, ka forcë dhe është luftëtare, thotë Këshilltari komunal i Ostemundigen-it dhe njëherësh anëtar i kryesisë së CVP për kantonin e Bernës, Synes Enest. Ndërsa deputeti i kantonit Bernë dhe këshilltar i komunës, Reto Nause si dhe sekretarja gjenerale e CVP-së Beatrice Ëertli thonë se janë krenarë kur shohin se me çfarë elani, e ka filluar Pepshi këtë betejë. “Dhe jemi të sigurte se rezultatet e Pepshit do të jenë të suksesshme”.

Gazeta përkujton po ashtu faktin se një fitore në garat për parlamentin nacional është vështirë e realizueshme, kur dihet se në kantonin ku garon Pepshi partia CVP nuk është aq e fuqishme. Ajo ka pasur vetëm një deputet në parlamentin e Zvicrës ndërsa aktualisht nuk ka asnjë. Veç kësaj, krahas Kështjellës, për një vend në parlament kandidojnë edhe dy personalitete ë larta të kësaj partie nga ky kanton.

Megjithëkëtë sipas Pepshit cilido që të jetë rezultati pra edhe në rast humbjeje, kjo nuk do të jetë fund i botës. Kryesore unë duhet ta bëj punën time me seriozitet dhe fisnikëri në mënyrë që partia jonë, CVP të dalë parti fituese ne garën e madhe të tetorit./albinfo.ch/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here