Pensionisti gjerman fshihte një tank të luftës së dytë botërore

0

Një pensionist gjerman në qytetin Heikendorf mbante në bodrumin e tij një tank Panzer dhe armë kundërajrore. E gjitha kjo deri kur policia e mori vesh dhe e arrestoi duke ia konfiskuar këto mjete.

Policia në veri të Gjermanisë ka gjetur një tank të Luftës së Dytë Botërore në bodrumin e një pensionisti.

Tanku Panther u gjet në shtëpinë e 78-vjeçarit në qyteti Heikendorf bashkë me një numër pajisjesh ushtarake, përfshirë torpedo dhe armë anti-ajrore.

T2

U desh të thirrej ushtria për të nxjerrë tankun nga bodrumi; nuk ishte e lehtë të bëhej kjo gjë, pasi u desh një tank tjetër për ta tërhequr.

Rreth 20 ushtarë punuan për nëntë orë për të nxjerrë tankun nga bodrumi.

Prokuroria ka nisur hetimet, por avokati i pensionistit thotë se tanku nuk ishte funksional ndaj nuk ka shkelje të ligjit.-percjellë Klan Kosova.

Duket se prania e tankut nuk ishte sekret për banorët, pasi thuhet se “pronari” e ka vozitur atë gjatë stuhisë së madhe të dëborës së vitit 1978./PortaliOnline.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here