Detaje të reja për pengmarrjen në Francë, njoftohet për 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

0

Hyri duke thënë “Jam i ISIS-it” dhe qëlloi me armë zjarri kundër klientëve dhe punonjësve të një supermarketi në Trebes, në jug të Francës.

Ajo që fillimisht u duk të ishte një grabitje, rezultoi në një sulm të armatosur nga një person në të tridhjetat, i cili thërriti “Zoti është i madh” në gjuhën arabe. Një dëshmitar i cituar nga mediat lokale tregon se agresori kishte thënë se po hakmerrej për luftën në Siri.

“Ju po bombardoni Sirinë dhe tani duhet të vdisni”, mësohet të ketë thënë ai. E përditshmja “La Depeche”, që citon kryebashkiakun e Trebes, Eric Menassi, bëri të ditur se burri kishte nxjerrë pistoletën duke qëlluar 5 herë, me pasojë vdekjen e dy personave. Sipas dëshmive, atentatori kishte me vete edhe granata.

Kryeministri francez, Edouard Philippe e cilësoi situatën si tepër të rëndë, duke pohuar se informacionet e deritanishme sugjerojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Klientët e marrë peng arritën të largoheshin pak më vonë, ndërsa personi i armatosur qëndroi brenda bashkë me një polic.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos afrohen atje.

Sipas mediave franceze bilanci i momentit është 2 të vrarë dhe 3 të plagosur. Këtë konfirmim e dha edhe Ministri i Punëve të Brendëshme të Francës, ndërsa një nga zëdhënësit e Xhandarmërisë franceze deklaroi se pritet të ketë edhe viktima tjera, transmeton PortaliOnline.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here