Pengim, sulme e kanosje ndaj personave zyrtar

0

Brenda 24 orëshit të fundit janë shënuar disa raste të pengimit në punë të personave zyrtar, në pjesë të ndryshme të Kosovës. Në Pejë është arrestuar një qytetar shqiptar pasi që i  ka penguar dhe ofenduar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit ky qytetar është liruar në procedurë të rregullt. Në të njëjtin qytet janë arrestuar 2 qytetar të përkatësisë egjiptase pasi që i kanë sulmuar dhe ofenduar verbalisht  tre persona zyrtar, dy punëtorë medicinal dhe rojën e Spitalit. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit edhe dy egjiptasit janë liruar në procedurë te rregullt. Një rast pengimi i personit zyrtar është shënuar edhe në Prizren. Atje është arrestuar një qytetar pasi që i ka penguar zyrtarët policor derisa ishin duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik. Me urdhër të prokurorit ky qytetar është dërguar në burg. Ndërkaq në të njëjtën periudhë edhe një qytetar i Gjilanit është arrestuar pasi që e ka kanosur dhe penguar zyrtarin policor derisa ishte duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit  qytetari është liruar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here