Pendesë pas vdekjes

0

SHARL BODELR

Ndërkohë që ti do të flesh, o e bukura ime e zymtë
Përjetësisht, gjumin tënd në një varr mermeri të zi,
Në një varr që s’do ketë salltanete, buste e relieve
Në një varr të vockël, një gropë e qilar plot lagështi …
Pllaka e tij e rënde do shtypë sisat e tua të ndrojtura
E kofshët e tua të buta e të ngathëta renë në limonti,
Dhe zemren tënde pa rrahje, pa jetë e dashuri …
E do pengojë që kembët e tua të gjata e të shpejta
Të rendin pa lodhje drejt epshesh e lojnash aventure.
Në netët e mia të gjata pa gjumë dhe syrgjynosur
Sekretin tënd varri yt në fshehtesi do m’a tregojë
( Sepse vetem varri i kupton tamam poetët )
Pyetjes që ai të pat bërë:
– E ç’kuptim ka, moj kurtizankë
Që s’dite kush derdhi lot mbi varrin tënd ?
Dhe krimbat mishin tënd do hanë pak e nga pak
Si një brerje e pa fund ndërgjegjje …

Shqipëroi Simbad Detari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here