“Pema-djall” terrorizon njerëzit në SHBA (VIDEO)

0

Një grup njerëzish kanë mbetur të shokuar kur kanë parë një pemë, e cila po digjej nga brenda në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ishin pikërisht ata që filmuan pemën, e cila digjej brenda pa tym. “Çfarë është kjo?”, dëgjohet njëri nga personat që bëri videon.

Siç shihet në video, nuk duket sikur pema po dëmtohet nga zjarri. Më pas, një tjetër person që ndodhet aty pyet: “Si është e mundur?”.

Ndërsa, disa persona që kanë parë videon e quajnë atë “pema-djall”. Ekspertët thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një rrufe, ose kur zjarri i egër në pyje përhapet përmes rrënjëve, duke u ngjitur në brendësi të pemës.

https://www.youtube.com/watch?v=AlhOTIiBip4

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here