Pejë: Një femër vjedhë para në familjen e saj, prokurori e liron

0

Një burr dhe një grua nga Peja kanë raportuar në polici se nga shtëpia e tyre u janë vjedhur para të gatshme në vlerë të konsiderueshme. Policia e Kosovës ka bërë me dije sot se një njësit policor ka bërë disa hetime dhe ka identifikuar dhe arrestuar kryesin e kësaj vepre. Sipas njoftimit të policisë kryese e veprës është një femër, familjare e viktimave e cila merret vesh se e ka pranuar se i ka marrë paratë dhe i ka shpenzuar për nevoja personale. Me urdhër të prokurorit kryesja e veprës së hajnisë në familjen e saj është liruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here