Pejë: I sulmon prindërit, i thyen orenditë e shtëpisë

0

Në Pejë është arrestuar një qytetar pasi që nën ndikimin e alkoolit i ka sulmuar fizikisht dy prindërit e tij. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ky person edhe i ka thyer pajisjet dhe orenditë në shtëpi. Në vendin e ngjarjes përderisa njësiti policor ishte duke u marrë me rastin merret vesh se i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Në Suharekë ndërkaq mësohet se një femër për shkaqe të panjohura ka tentuar të vetëvritet duke përdorur një sasi të barnave. Viktima është dërguar në klinikën Neuropsikiatrike të QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin merret vesh se janë intervistuar bashkëshorti dhe prindërit e saj. Nuk raportohet për të dyshuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here