Pejë: I merr 4 mijë e 600 euro që një personi i bien në lokalin e tij

0

 

Për dallim prej shumë njerzëve që gjejnë para në rrugë dhe i dorëzojnë në polici që t’i kthehen pronarit, një qytetar në Pejë nuk e ka bërë këtë as me paratë që tjetrit i kanë rënë në lokalin e tij. Përkundrazi ai ka tentuar t’i përvetësojë ato. Një person në këtë qytet ka raportuar në polici se deri sa kishte qenë në lokalin e një personi tjetër nga kuleta i kishin rënë 4 mijë e 600 euro. Këtë e kishte vërejtur pasi që ishte larguar nga lokali. Pas denoncimit, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe tek pronari i lokalit ka  gjetur dhe konfiskuar 3 mijë e 300 euro. Sipas njoftimit të policisë ky person më pas e ka pranuar se i kishte gjetur në dysheme të hollat. Ai është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here