Peja gati për javën e filmit turk

0

Qendra Kulturore Turke ‘Yunus Emre’ për herë të tretë me radhë organizon javën e filmit turk në qytetin e Pejës nga 15 deri më 19 qershor.

Për publikun pejan janë përgatitur 5 filma turk që do të shfaqen me titra në gjuhën shqipe. Ata janë :

Filmi Fundi i rrugës – Çanakkale (Yolun Sonu) që është filmi i dy regjisorëve më të njohur të kinematografisë turke Serdat Akar dhe Kemal Uzun. Filmi shtjellon historinë dramatike të heronjve pa emër të Luftës së Çanakalas.

Filmi Mjaltë (Bal) – Në vitin 2010 në festivalin e Berlinit ky film i regjisorit Semih Kaplanoğlu fitoi çmimin Ariu i Artë. Film tregon për historinë e një djaloshi.

Filmi Kutia e Pandorës (Pandora’nın Kutusu) tregon për historinë e tre vëllezërve të moshës së mesme të cilët jetojnë në të njëjtin qytet të bllokuar me problemet e standardeve të jetës e që janë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Filmi Dëshpërimi jonë i madh (Bizim Büyük Çaresizliğimiz) – Filmi i regjisorit Seyif Teoman tregon për historinë e dy miqve të ngushtë nga shkolla e mesme e të cilët pas shumë viteve së bashku i kthehen ëndrrave të fëmijërisë.

Filmi Vjeshta (Sonbahar) me skenar dhe regji të Ozcan Alper. Ky film është fitues i çmimeve në shumë festivale të njohura, nisur nga festivali i 15 -të Altın Koza ku mori çmimin e filmit më të mirë ndërsa në International Eurasia Film Festival mori çmimin e jurisë Netpac.

Në njoftimin e organizatorëve thuhet se hyrja për t’i parë të gjithë filmat do të jetë pa pagesë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here