PE: Ja rekomandimet për Shqipërinë

0

Eurodeputeti Knut Fleckeinstein prezantoi draft-rezolutën e tij lidhur me rekomandimet për Shqipërinë. Në këtë dokument thuhet se, Shqipëria ka bërë progres mbresëlenës vitet e fundit në rrugën e integrimit dhe plotësimi i pesë prioriteteve i hap rrugën Shqipërisë drejt negociatave.

Sipas dokumentit vlerësohet se, duhet një vullnet politik i vazhdueshëm dhe aksione konkrete për transformimin demokratik të vendit dhe zbatimin e reformave të integrimit, përkushtim i cili kërkohet nga të gjitha partitë në vend.

Gjithashtu në të mirëpritet rezoluta e Parlamentit e 24 dhjetorit, në të cilën u pranua që opozita të kthehej në Kuvend. Sugjerohet të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të adresohet çështja e njerëzve me rekorde kriminale, që kërkojnë poste publike. Bëhet thirrje për zbatimin e duhur të saj në mënyrë konstruktive, ndërsa i kërkohet të gjitha partive politike të përmirësojnë ndërtimin e konsensusit demokratik në mënyrë që të avancohet me procesin e anëtarësimit.

“I rikujtohet koalicionit qeverisës dhe opozitës, se kanë përgjegjësi të përbashkët ndaj qytetarëve për një dialog politik të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv Kjo do të ndihmojë në reformat e mëtejshme. Bëhet thirrje për krijimin e shpejtë të një Këshilli Kombëtar Gjithëpërfshirës për Integrim Evropian për të përfshirë përfaqësues të shoqërinë civile dhe të institucioneve të pavarura me qëllim sigurimin e një konsensusi të gjerë kombëtar për reformat e procesit të anëtarësimit në BE”, thuhet në draft-rezolutën.

Nënvizohet nevoja e forcimit të shtetit të së drejtës dhe reforma në gjyqësor, në mënyrë që të rritet niveli i besimit të publikut në këtë sistem. Gjyqësori ende me probleme, siç është politizimi dhe llogaridhënia e kufizuar, niveli i lartë i korrupsionit, burimet e pamjaftueshme. Autoritetet ftohen të ndjekin reformat në bashkëpunim konstruktiv me të gjithë aktorët politikë në bashkëpunim me Komisionin e Venecias.

Draft-rezoluta e raportuesit Fleckeinstein vlerëson që shoqëria civile, media dhe qytetarët t’i mbajnë liderët e tyre llogaridhënës. Gjithashtu vihet theksi tek nevoja për zgjidhjen e sistemit të fragmentuar të qeverisë lokale dhe për krijimin e qeverisë funksionale lokale, e aftë që t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve me shërbime efiçente publike.

Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian pritet të shqyrtojë projektrezolutën për Shqipërinë, bazuar në gjetjet e raportuesit Knut Fleckenstein. Eurodeputeti socialdemokrat vizitoi Tiranën në mes të janarit dhe pas dy javësh dorëzoi pranë sekretariatit raportin e tij ku mbizotëron thirrja për dialog politik.

Korrupsioni

“Të forcohen përpjekjet për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet, të rriten kapacitete institucionale dhe shkëmbimi i informacionit ndër-institucional; Mirëpritet emërimi i Koordinatorit Kombëtar Anti-Korrupsion, që do të koordinojnë përpjekjet dhe do të monitorojë zbatimin në nivel qendror dhe bëhet thirrje për miratimin e një strategjie anti-korrupsion. Nënvizohet nevoja e zhvillimit të një gjurme provash të konsoliduara lidhur me hetimet, ndjekjet dhe dënimet në të gjitha nivelet, duke përfshirë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në dokumentin prej 26 faqësh.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njerëzore

“Duke njohur suksesin e operacioneve të policisë kohët e fundit, Shqipëria duhet të zhvillojë një qasje strategjike gjithëpërfshirëse dhe të ndërtojë një gjurmë të fortë provash të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve”, deklarohet në draft-rezolutë.

Shekulli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here