PDK: Opozita dështoi me tubimin në Malishevë

0

PDK-ja e Malishevës ka lëshuar një komunikatë pas tubimit të opozitës në këtë qytet. Kjo parti ka vlerësuar se ftesës për tubim iu përgjigjën një numri i vogël i pjesëmarrsëve(për këta i ka postuar edhe disa fotografi që mund të shihen me këtë tekst) dhe kjo sipas saj paraqet dështim të partive opozitare. Në veqanti kjo degë e ka goditur rivalin e saj kryesor në komunë, Nismën për Kosovën e cila ia pat marrë pushtetin në zgjedhjet e kaluara lokale. Sipas PDK-së ky është fillimi i rënjes së madhe të Nismës dhe Fatmir Limajt.

 

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të degës së PDK-së së Malishevës:

 

Deklaratë për Media
Partia Demokratike e Kosovës
Dega-Malishevë

Malishevasit i dhanë përgjigje të merituar opozitës së bashkuar “VV- AAK NISMA”
Kjo edhe është pritur për fabrikuesit e rrenave në Kosovë dhe Malishevë në veqanti.
Sot si asnjëherë më pare, kur nje parti në pushtet PDK, LDK apo Nisma së fundi, organizojnë tubime me të gjithë qytetarët e saj dhe të marrin pjesë kaq pak njerëz në tubim. Kur kesaj ia shtojme edhe partitë e koalicionit VV dhe AAK, ditën e tregut në Malishevë, numrin e të punësuarve që i kanë detyruar, nxënësit e shkollave të mesme që ua kishin ndërprerë mësimin, militantët që kishin dalë me familjarët e tyre, të ardhurit me transporte të organizuara nga Komunat tjera të Kosovës dhe te gjithë keta element i pjestojmë me numrin prej afër 1000 pjesmarrësve na del që në tubimin e Opozites morën pjesë diku 100 persona!
Kjo edhe me gjithë propagandën e çmendur që bënë për 10 ditë rrjesht duke thirrë kryesitë dhe anëtarësinë e tre pertive në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës. Pergjigja ishte e pritur sepse populli nuk gënjehet çdo ditë, populli nuk e donë rrugën, populli nuk donë sharjet, fyerjet, gurët në kokat e djemve të tyre, gazin në Parlament, nuk janë bukëshkalë dhe jomirnjohës si ata, nuk jane mohues të zhvillimit e përparimit të Kosovës në liri, nuk përbuzin ndihmën Amerikane dhe miqësinë me ta, nuk devijojnë nga rruga europiane e tyre dhe e Kosovës, nuk i shuajne shpresat për mirëqenje dhe zhvillim të Kosovës. Tubimi i sotëm në Malishevë ishte përgjigje e fuqishme për Nismën së cilës i treguan se e ka humbur Malishevën aq shpejtë siç edhe e pat fituar. Kjo për shumë arsye, duke filluar nga një qeverisje e shëmtuar e deri te zhgënjimi masiv i qytetarëve me premtimet që ua patën bërë gjatë fushatës së tyre Nisma.
Ky është fillimi i rënjes së madhe të Nismas dhe Limes në Malishevë dhe Kosovë përgjithësishtë edhe ashtu të humbur dhe tretur në skenën politike politikëbërese të Kosovës…

Ju faleminderit qytetarë të Malishevës për vlerësimin dhe pjekurinë e treguar jo vetem politike.

Zyra për informim e Degës së PDK-së
Malishevë

pdk1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here