PDK, Malishevë: Problemet në arsimin malishevas filluan me ardhjen e Nismës në pushtet

0

 

Dega e PDK-së në Malishevë ka lëshuar sot një komunikatë për media si reagim ndaj konferencës së djeshme për shtyp të kryetarit të kësaj komune, Ragip Begaj.

Problemet në arsimin e Malishevës sipas këtij subjekti opozitar kanë filluar me të marrë pushetetin Nisma për Kosovën për shkak të ndjekjeve politike që ka bërë ajo nëpër shkolla.

PDK ka thënë se këtë po e vërtetojnë edhe vendimet e gjykatave, deri në instancë të fundit.

 

 

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë të degës së PDK-së:

 

 

.

Partia Demokratike e Kosoves

Dega Malishevë

13.10.2015
Komunikatë per media lidhur me reagimin e kryetrait te komunes Ragip Begaj me date 12.10.2015

 

E para, ne si subjekt plolitik nuk jemi ne pushtet ne Malisheve per te ndikuar dhe krijuar probleme. Problemet ne arsimin e Malisheves jane krijuar me ardhejen ne pushtet te Nismas. Ata hoqen nga puna dhjetra punetor te arsimit ne te gjitha shkollat e Malisheves per te i zevendesuar me militant te nismes dhe atyre qe u kishin premtuar per vende pune ne kembim te votes.Shkolla Profesionale ne Malisheve nuk eshte e vetmaja qe ka kaluar ne menagjim te agjensionit. Kjo ka ndodhe me te gjitha shkollat ne Kosove por vetem Nisma eshte e menqur per te neshkruar memorandume dhe per te u terhequr pastaj..Eshte apsurde. Te gjithe punetoret e pranuar nga agjensioni sipas konkursit edhe kan qene te larguar dhe jane ne procedure gjyqesore qe nje pjese edhe i kan perfunduar ato si fitues dhe kane filluar te kompenzohen nga Gjykata e me mjete te Komunes. Edhe punetoret e zgjedhur nga Ragipi Begaj e Drejtori i arsimit ne Malisheve paten konkuruar ne Agjensionpor pasi nuk kane kaluar kane gjetur ligjin e Maliqit-Ragipit dhe po shkojne ne pune! Por edhe sikur te e krijonte ,sipas Kryetarit, problemin Agjensioni po ne shkollat tjera kush po e pengon dhe po krijon kaos ne to? Vetem shiko se sa punetor sidomos drejtora te shkollave qe jane larguar duke shkelur ligjin dhe cdo norme tjeter morale e njerzore. Deri me sote jane kthyer dhe kompenzuar nga Komuna me urdhen te Gjykates se Apelit Shemsi Morina/mbi 6000 Euro kompenzim/,Agim Samadraxha/mbi 3000euro/,Rajmonda Krasniqi/ 2000 euro/, Valbona Bytyqi 3000 euro/,ndersa kane fitur ne shkallen e pare Faik Krasniqi,Sabit Berisha/drejtora/,Alban Kryeziu dhe dhjetra profesor e mesues priten te kene konfirmimet e Gjykates se Apelit per te u rikthyer ne pune dhe per te u kompenzur per demet qe iu jane shkaktuar. Arka e Komunes po zbrazet cdo dite me vendime te Gjykatave duke e demtuar buxhetin e Komunes,duke krijuar rremuje ne shkolla ku po shkojne dhe paguhen nga dy persona per te njejtin vend pune. Por per kryetarin Begaj nuk ka problem se mund te beje pazar si me rastin e Agim Samadraxhes qe i ofron vendin e punes si profesor me norme te plote dhe te paguhet me pagen e drejtorit dhe duke ia kompenzur pagat e humbura vetem qe te mos paraqitet ne pune si drejtor. Kjo ska ndodhe as ne kohen e BabaQemos por po ndodhe ne Komunen e Ragipit. Çdo demtim i Buxhetit te Komunes nga personi pergjegjes ne vlerë prej 4000 eurosh eshte veper penale. Kjo ka ndodhe ne Malisheve disa here me shume dhe pritet te rritet shuma edhe ne ditet ne vazhdim. Qytetaret kane vendosur per kete qeverisje dhe e kane por zhgenjimi i tyre eshte i pandalshem ku faktet flasin per 4000 vota te te humbura vetem per me pak se nje vit ,po tani po te dalin ne zgjedhje sa vota do merr kjo qeveri dhe Nisma?

Po ashtu ne si subjekt politik kerkojmë nga hetuesia, prokuroria dhe organet tjera gjegjese qe te merren me keto shkelje qe po i ben komuna e Malisheves ne dëm te buxhetit te komunes e qe udhhiqet nga Ragip Begaj dhe te merren masa konform ligjeve ne fuqi.

 

Zyra per informim e PDK-së Malishevë

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here