PDK Malishevë: Nisma po bënë presion të pashembullt ndaj kuadrit arsimor

0

Partia Demokratike e Kosovës -Dega në Malishevë në një Deklaratë për media sot ka tërhequr vëmendjen se “gjatë zgjedhjeve të brendshme nëpër fshatra që po bëhen këto ditë nga Nisma për Kosovën në Malishevë kjo parti po bënë presion, shantazhe dhe kërcënime për anëtarët e partive tjera”. “Dega e Partisë NISMA në Malishevë po mban zgjedhjet e saja të brendëshme nëpër fshatrat e kësaj komune kurse fushata dhe zgjedhjet e saj po mbahet në kohën kur po përfundon ky vit shkollorë dhe në prag të zgjedhjes së mësimdhënësve për vitin e ri shkollorë. Kjo ka bërë që ky subjekt politik të ushtroj presione shantazhe dhe kërcënime për të gjithë ata që nuk marrin pjesë nëpër kuvendet zgjedhore të këtij subjekti duke i kërcënuar me këtë rast se në të ardhmen ata nuk do të pranohen si pjesë e kuadrit mësimorë nëpër shkollat e kësaj komune apo në vendet tjera të punës përkundër asaj se kanë përgaditjen e nevojshme profesionale”, ka vequar dega e PDK-së.
Në ballë të kësaj fushate jodemokratike dhe jocivilizuese janë drejtuesit e NISMA-s duke përfshirë këtu edhe deputetë, këshilltarë si dhe drejtuesit e saj nëpër fshatra kurse në shënjestër të kësaj fushate të partisë së Fatmir Limajt ndodhen anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së) të cilët janë diskriminuar dhe ndjekur në të gjitha mënyrat gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes së NISMA-s në Malishevë”, është spikatur më pas në deklaratë.
Dega e PDK-së në Malishevë kërkon nga drejtuesit e NISMA-s për Kosovën që të respektojnë postulatet themelore të jetës demokratike, tu japin fund presionave të pashembullta që po bëjnë nëpër fshatra kurse fton anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së që t’u bëjnë ballë kërcënimeve, shantazheve dhe presioneve të këtij pushteti që nuk njeh ligj, gjyq e shtet. Ky subjekt me këto veprime të qoroditura po i jep fund jetës së tij pasi qytetarët e Malishevës çdo ditë e më shumë po e dënojnë atë me rezistencë dhe mospërfillje”, ështyë përmbyllur deklarata e PDK-së, e lëshuar sot nga Zyra pe informim e kësaj dege.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here