PDK-Malishevë: Kryetari Begaj nuk i njeh as vendimet e Gjykatës së APELIT!

0

Dega e Partisë Demokratike në Malishevë ka njoftuar sot se Gjykata e Apelit e ka kthyer në punë edhe një puntore të Qendres se Kompetecës në Malishevë “e cila ishte larguar nga puna me ardhjen në pushtet të partisë ,,Nisma” të udhëhequr nga Fatmir Limaj.”

Nga vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikqyrës dhe Aktvendimi i Gjykatës së Apelit të cilat i ka publikuar dega e PDK-së, shihet se bëhet fjalë për biblitekisten e Qendrës së Kompetencës Valbona Bytyçi.
“Mirpo keto vendime edhe pse janë të formës së prerë, prap se prap Kryetari i Komunës që vjenë nga subjekti politik i lartpërmendur Ragip Begaj nuk po i zbaton këto vendime edhe pse i njëjti thirret në atë se ligji duhet të zbatohet por siq edhe shifet ky po e shkel ligjin më së shumti”, ka tërhequr vërejtjen dega e PDK-së.
“Po ashtu kryetari Begaj thotë se komuna e Malisheves ka bugjet shumë të vogël, por i njeti paguan puntor pa punar fare! PDK-ja si subjekt politik i mbeshtetë vendimet e gjykatave, mirpo kërkon që ato edhe të zbatohen në praktikë, po ashtu edhe të merren masa konform ligjeve në fuqi ndaj atyre që nuk po i zbatojnë këto vendime.” ka sugjeruar PDK përmes Zyrës së saj per informim.

Më poshtë mund t’i lexoni Vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikqyrës dhe Aktvendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin e bibliotekistes Valbona Bytyçi në punë:

Vendimi

aktvendimi

vazhdimi i aktvendimit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here