PDK-ja e Malishevës: “Nisma për Kosovën e përçarë, ish-antarët tanë të mirëpritur te ne”

0

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Malishevë ka konfirmuar përçarjen e Nismas për Kosovën në Malishevë, një subjekt ky që drejton me këtë Komunë. Sipas saj, kjo për shkak të disa goditjeve që ka pësuar subjekti që drejtohet nga Fatmir Limaj. PDK thotë që njerëzit që kanë votuar Nismën për Kosovën janë të mirëpritur.

Më poshtë komunikata e plotë:

 

Nje Deklarate nga PDK Dega ne Malisheve mbi zhvillimet e fundit ne Kuvendin e Komunes dhe Qeverine e saj

 

Malisheve,23 Shkurt 2015

 

Te dashur qytetar te Komunes se Malisheves sot do jemi deshmitare qe Nisma per Kosoven do peson gaditjen e rradhes. Kjo goditje po vjen pas disa humbjeve radhazi si:

– fillimisht ajo e vendosjes se nje qeverie kukull dhe joprofesionale te cilen e kan percjell parregullsi te shumta dhe deshtime te medha,me largime te punetoreve profesionist nga Komuna dhe shkollat dhe vendosjen e militanteve te Nismas,mospermbushja e premtimeve te shumta mashtruese ne fushaten e zgjedhjeve lokale,skandaleve me tender,perqarjet mbrenda Nismas ne Malisheve,nderhyrjet e deputetit Haxhi Shala dhe keqperdorimet e tija me pushtetin local etj.

-gaditja e dyte e madhe per Nisman ishte renja e madhe e saj ne Zgjedhjet e Pergjithshme.Kjo per faktin e qeverisjes se dobet,gabimeve te shumta por edhe ne pamundesine e vjedhjes se votave ne shkalle te madhe siq ndodhi ne ato locale.Kjo beri qe per pak muaj Nisma te tkurrej per 3000 vota!

-gaditja e saj e radhes ishte mosperfshirja ne Qeverin Qendrore te Nismas qe ua pamundesoj mashtruesve te sistemojne militantet e tyre gje e cila rezultoi me shperberje te degeve te saja ne Komuna si ne Lipjan,Ferizaj,Gjakove etj. si dhe te largimit te Jakup Krasniqit nga jeta aktive politike e Kosoves i cili kishte marr pak me shume  vota se daja i tij Enveri qe e pasoi ne Kuvend/afer 4000/e qe ishte fyese per te ne raport me Limen qe kishte bere fushate per vete per te ruajtur primatin ne Nisma per Kosoven dhe duke e eleminuar ate.

-nje tjeter goditje e madhe e radhes eshte kjo e sotmja. Kalimi i Kryesusit te deritanishem ne Parlamentin e Kosoves dhe problemet qe i dolen Nismas per te vendos nje Kryesues te ri. Kjo se pari mospajtimet e dy grupeve mbrenda Nismas dolen sheshazi/grupi i Ragipit me Enverin,Avdin,Veselin,Nuhen,Azizin dhe ne grupin tjeter te Limes me shoket e tij Eqremin,Haxhin,Alin,Blerimin/.

Rezultatet dihen.Ajo domosdo do humb Kryesuesin e Asambles apo do humbi nje pjese te qeverise dhe poziten e Nenkryetarit. Kjo do u shkaktoj problem edhe ne elektorat sepse ende pa u bere dy vite Nisma po humbe nje pjese te pushtetit dhe komoditetit te te qeverisurit e pavarur dhe ate me 40 % te votave sa kishte nje zgjedhje.

Sot malishevasit e kan kuptuar mashtrimin qe ua beri Nisma dhe shumica prej tyre qe e mbeshteten ate jane te zhgenjyer. Kthimet ne shtepine e vjeter nuk kane te ndalur. Partia Demokratike e Kosoves i ka fal ata qe e kan kuptuar gabimin dhe i mirepret ne shtepine e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here