PDK i merr AAK-së, zyrtarin e njohur, njërin ndër të parët e AAK-së, në Pejë

0

Sot, Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, iu bashkangjit afaristi Visar Shehu-Boqa i cili njihet si njëri ndër themeluesit e AAK-së në Pejë.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se zhvillimet që po e përcjellin Dekadën e Re, i kanë shtyrë edhe këta qytetarë t’i bashkohen partisë së tij.

“Zhvillimet që po e përcjellin Dekadën e Re, rreth reformave dhe angazhimit të personaliteteve me kredibilitet të lartë, i kanë shtyerë edhe këta qytetarë, në mesin e tyre edhe afaristin Visar Shehu- Boqa, si njëri ndër themeluesit e AAK-së në Pejë, që të bëhet pjesë e proceseve tona të përbashkëta politike në Degën e PDK-së në Pejë.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here