PDK e LDK me kumtesa partiake synojnë t’i sigurojnë votat për Gjykatën Speciale

0

Dy partitë më të mëdha të Republikës së Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës(PDK)dhe Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) sot e kanë parë të udhës që veq deklarimeve të liderëve të tyre, të dalin me komunikata edhe si parti në kërkim të votës për Gjykatën Speciale. Kryesia e PDK-së përmes një kumtese për media sot i dha përkrahje procedimit të amanadamenteve kushtetuese dhe Ligjit të veqantë për dhomat e specializuara. Sipas kumtesës “kjo mbështetje, vije si shprehje e përkushtimit për drejtësi dhe për ruajtjen dhe forcimin e partneritetit me BE-në dhe SHBA-në”. LDK-ja në anën tjetër “plotësisht mbështet procesin e procedimit të kornizës legjislative që ka të bëjnë me amendamentet kushtetuese dhe Ligjin e veçantë për dhomat e specializuara, në funksion të qasjes strategjike të institucioneve të Republikës së Kosovës, që konsistojnë në implementimin e standardeve dhe praktikave më të avancuara të drejtësisë ndërkombëtare, si dhe promovimin e marrëdhenieve të fuqishme me komunitetin euroatlantik, veçmas me partnerët e Kosovës, SHBA-të, si dhe Bashkimin Evropian”. “Në lidhje me synimet tona afatgjate në proces të integrimit evropian, LDK-ja vlerëson se këto ndryshime janë në frymë të forcimit të modelit të Kosovës si vend i cili nuk heziton në përkushtimin e tij për drejtësi më të madhe vendore, si parakusht i të qenit shoqëri tolerante, paqësore, respektivisht evropiane”, është përmbyllur komunikata e LDK-së.

ldk

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here