PDK dhe LDK: Herët të debatohet për rastin Kumanova

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Adem Grabovci, si dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosoëvs(LDK), Ismet Beqiri, duke shprehur keqardhje të thellë për viktimat e ngjarjeve në Kumanovë, theksuan sot se është herët të debatohet për këtë çështje, meqë është e nevojshme të ketë informata shtesë. Ata kanë theksuar se pa informata të bollshme nuk mund të ketë një përfundim të drejtë për këtë situatë. Kjo ishte përgjigja e tyre në kërkesën e shefit të GP të Lëvizjes VETËVENDOSJE për të debatuar në seancën e sotme të Parlamentit të Republikës së Kosovës rreth ngjarjeve të bujshme të Kumanovës që ndodhën gjatë javës së kaluar. Ndonëse edhe pjesa tjetër e opozitës e ka mbështetur LVV-në në këtë krkesë, kërkesa për debat të sotëm rreth gjendjes së krijuar në Kumanovë, nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here